BLUETOOTH

Pas kaq shumë vitesh a do të kemi një rikthim të grupit “Produkt 28”?

12:25 - 01.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E kush nuk i mban mend hitet e padiskutueshme “Inati” apo “Shqipe” të grupit të vitit 2002 “Produkt 28”. Prej vitesh tashmë anëtarët e grupit Fabian Basha, Alban Kondi dhe Turjan Hysko janë shpërbërë dhe secili ka ndjekur rrugën e tij. Ndonëse dy prej tyre së shpejti do të rikthehen për publikun e tyre, por jo më bashkë. Alban Kondi dhe Fabian Basha do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, por me projekte të veçanta.




Këtë mëngjes ky i fundit ishte i ftuar në “Abc-ja e Mëngjesit” ku ka rrëfyer që nga koha kur punonin si “Produkt 28” deri tek miqësia me djemtë sot.

“Me Albanin hapëm studion e re, e rimodeluam sërish. Ndërsa Turi vjen pi ndonjë birrë. Jemi të dy konkurentë në skenë. Nuk ka ego se ne kemi ndarë të njëjtën skenë për 20 vite.Kam 10 vite pa dalë në skenë. Kam kënduar në dush normal. Më ka marrë malli të shikojë publikun në sy. Të shijojë skenën. Unë jam i frikësuar edhe sot. Nuk besoj që ka performues në planet që nuk ka emocione. Ka dy breza që mua nuk më njohin fare. Në fund të fundit, për mua me rëndësi është si do të pritet. Mendoj që aq njerëz sa përfshihen në emocion, aq shumë do e shijojnë.

I pari që vendosi për Festivalin e Këngës, isha unë. Ndërsa Albani më vonë tha po e provoj dhe unë. Ndërsa Turi mesa duket nuk kishte një këngë gati.

Ka qenë energjia, ne ishim shokë në studio. Punonim mes 4 mureve, lidhja mes njëri-tjetrit ka bërë që të sjellim edhe këto këngë. Po kemi fjetur bashkë, mblidheshim nga shtëpia ime, ose e Turit. Qanim hallet me njëri-tjetrit. Me Albanin ndajmë edhe studion, takohemi ditë për ditë. Ndërsa me Turin varet edhe angazhimet. Nëse nuk do të riktheheshim më si grup, do të ishte faji i kohës”, -përfundoi Fabiani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.