AKTUALITET

Presidenti gjerman “shuplakë” qeverisë dhe opozitës: Dilni përtej llogoreve, bashkëpunoni për rrugën evropiane

12:28 - 01.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, ndryshe nga diplomatë të huaj, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për opozitën dhe qeverinë dhe u kërkoi palëve të dalin përtej llogoreve dhe të punojnë bashkërisht për rrugën evropiane.




Nga Kuvendi i Shqipërisë, Steinmeier, kërkoi thellimin e reformave të nisura dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, ku ata janë. Punoni më tej në zmbrapsjen e krimit, reformën në drejtësi, të iniciuar tashmë dhe përtej llogoreve mes qeverisë dhe opozitës, punoni së bashku. Kini besim tek mbështetja e mëtejshme e Gjermanisë në këtë rrugë”, tha ai.

Ai u ndal tek marrëdhëniet shtetërore Gjermani-Shqipëri, ndërsa renditi me zell bashkëpunimet e bëra në disa fusha.

“Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani. Vendi ynë është partneri i katërt më i madh në Shqipëri. Në dimensionin kulturor bashkëpunojmë shumë me njëra tjetrën. Shkëmbimi midis nxënëseve dhe studentëve, por dhe shkencëtarëve, nuk janë raport mirësia mes dy vendeve, por dhe raport miqësor”, shtoi ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.