AKTUALITET

“Sulm i hapur ndaj lirisë së medias”, Xhixho: Kjo është një tjetër kambanë alarmi për demokracinë në Shqipëri

13:21 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në Facebook nw lidhje me sulmin e paligjshëm në Prestige Resort, atje ku ka nisur dhe shembja e restorantit.




Sipas Xhixhos, shembja po bëhet në shkelje të ligjit, dhe është  sulm i hapur ndaj lirisë së medias

Postimi i Erisa Xhixhos:

Sulmi i radhës ndaj Prestige Resort në shkelje të ligjit, me përdorimin arbitrar të forcave të policisë, nuk është gjë tjetër veçse sulm i hapur ndaj lirisë së medias.
Kjo është një tjetër kambanë alarmi për rënien drastike të standardeve të demokracisë në Shqipëri.
Përpjekja e dëshpëruar e kësaj qeverie për të mbyllur çdo dritare informimi që nxjerr zbuluar abuzimin monstruoz me paratë e taksapaguesve shqiptarë është e destinuar të dështojë!
Abitrariteti policor mbi biznesin dhe intimidimi i mediave nuk i mbulojnë dot megaskandalet e inceneratorëve, PPP-ve apo Portit të Durrësit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.