AKTUALITET

“Sulmi ndodhi në prag të vizitës të liderëve të Europës”, Balliu: Sulmi ndaj Prestige Resort është akt kriminal, të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë

11:03 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin që IKMT-ja po kryen ndaj Prestige Resort. Balliu shkruan se sulmi është prova më e qartë mungesës së ligjit dhe të shtetit.




Balliu thekson se sulmi në prag të vizitës të liderëve të Europës, ku në vendet e tyre, përgjegjësit do të ishin dënuar nga drejtësia.

Postimi i Klevis Balliut:

Hajduti Edi Rama sulmon denoncuesit e vjedhjeve të tij.

Sulmi i radhës i qeverisë ndaj medias News 24 është prova më e qartë mungesës së ligjit dhe të shtetit.

Asnjë letër dhe asnjë dokument nga qeveria që paralajmëron shembjen por vetëm urdhëri i urrejtjes ndaj denoncuesve ka mjaftuar për të sulmuar një media të pavarur.

Ky akt kriminal duhet të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë. Pasi sot defakto instancat shtetërore po përdoren për të mbrojtur pushtetin dhe jo shtetin.

Ky sulm ndaj medias bëhet edhe në prag të vizitës të liderve të Europës në vendet e të cilëve ky sulm do të dënohej nga drejtësia.

Për mediat që i lëpihen qeverisë dhe mbrojnë inceneratorët, Portin e Durrësit apo rrugët 30 milion euro kilometri të Edvinovicit u jepen shkollat e fëmijëve të shqiptarëve për të bërë studio televizive.

Ato që denoncojnë vjedhjet e qeverisë sulmonhen si shtazë nga pushteti i droguar i Edi Ramës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.