EKONOMI

Aksioni i paligjshëm në ‘Prestige Resort’, punonjësit të dëshpëruar: Të vetmen zgjidhje shohim largimin nga vendi

08:44 - 02.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot është në ditë e dytë të aksionit të paligjshëm vijon prishja, në ‘Prestige Resort’.




Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se janë të paktën 200 familje që qëndronin dhe punonin në këtë resort , jo vetëm në muajt e verës, por gjatë gjithë vitit.

Ata kanë thënë për gazetarin se e vetmja rrugë të cilën u mbetet është largimi nga Shqipëria.

“Janë rreth 200 familje që qëndronin dhe punonin jo vetëm re muajt e verës por për gjatë gjithë vitit, Prestige resort punonte edhe me turistë të huaj. E gjitha kjo që po ndodh nuk lidhet vetëm me dëmtim që i bëhet një biznesi të caktuar, por edhe me fatin e familjeve. Jashtë kamerave më kanë deklaruar se e vetmja rrugë që kanë mbetur ishte largimi nga Shqipëria”, tha gazetari Osman Stafa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.