AKTUALITET

Keni ndërmend të udhëtoni këtë të premte? Mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, por edhe ulje të temperaurave! Shihni PARASHIKIMIN e motit

07:26 - 02.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në të gjithë vendin tonë, vijonë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore.




Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë, sipas Meteoalb.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas herë të ketë shtim gradual të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Qendra e kontinentit do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa pjesërisht Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Po ashtu me vranësira dhe reshje dëbore mbeten Vendet Nordike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.