AKTUALITET

Nxori sekretet e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Edward Snowden merr pasaportën ruse dhe bën betimin e shtetësisë

23:59 - 02.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili u largua për ti shpëtuar ndjekjes penale pasi zbuloi programe shumë të klasifikuara të mbikqyrjes , mori pasaportën ruse dhe bëri betimin për shtetësinë, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë avokati i tij të premten.




Avokati Anatoly Kucherena njoftohet të ketë thënë se Snowden mori pasaportën dhe bëri betimin të enjten, rreth tre muaj pasi Presidenti rus Vladimir Putin i dha atij shtetësinë.

Raportet nuk specifikuan nëse Snowdeni ka hequr dorë nga shtetësia e tij amerikane. Shtetet e Bashkuara ia hoqën pasaportën në vitin 2013, duke bërë që Edward Snowden të mbetej i bllokuar në një aeroport të Moskës për javë të tëra pasi mbërriti nga Hong Kongu, duke synuar të shkonte në Ekuador.

Rusia përfundimisht i dha atij qëndrim të përhershëm. Ai u martua me amerikanen Lindsay Mills në vitin 2017 dhe çifti ka dy fëmijë.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të premten se SHBA-të ishin në dijeni të njoftimeve që Edward Snowden kishte finalizuar nënshtetësinë e tij ruse, por nuk mund t’i konfirmonte ato dhe ia referoi pyetjet rreth statusit të tij, qeverisë ruse. Megjithatë, zoti Price tha se administrata Biden nuk do të befasohej nëse raportet do të ishin të sakta.

“Zoti Snowden ka sinjalizuar prej kohësh besnikërinë e tij ndaj Rusisë, ky hap vetëm do ta zyrtarizonte atë”, u tha zoti Price gazetarëve.

Snowden zbuloi dokumente mbi mbledhjen e të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë që kalonin nëpër infrastrukturën e kompanive amerikane të telefonisë dhe internetit. Ai gjithashtu publikoi hollësi në lidhje me buxhetin e klasifikuar të inteligjencës amerikane dhe shtrirjen e mbikëqyrjes amerikane ndaj zyrtarëve të huaj, duke përfshirë udhëheqësit e vendeve aleate të SHBA-së./VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.