Kronikë

Dhunimi i mjekut në Gramsh/ Policia zbardh ngjarjen, arreston adoleshentin

13:46 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet autori i sulmit ndaj mjekut të familjes në gramsh.




Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit/ëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi Vladimir Shuli, 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi Ardi Bengu, 18 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardi Bengu, 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi Vladimir Shuli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.