Kronikë

E rëndë në Greqi/ Shqiptari qëllon me dy plumba në kokë të dashurën, rrëfehet para policisë: Ja pse e vrava…

12:03 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 23-vjeçar shqiptar ka vrarë partneren e tij 19-vjeçare, po nga Shqipëria në shtëpinë ku ata bashkëjetonin. Pasi ka kryer krimin ai ka njoftuar policinë dhe është vetëdorëzuar.




Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaminia. I riu shqiptar punonte si banakier në një lokal dhe sapo ishte kthyer nga puna ndërkohë që e reja punonte në një lokal nate në Kallithea.

Përleshja mes tyre ka nisur për shkak të xhelozisë, ndërkohë që në momentin e krimit, autori ka qenë nën efektin e kokainës. Ai ka nxjerrë pistoletën që ia kishte marrë disa rumunëve një vit më parë dhe ka qëlluar dy herë në kokë 19-vjeçaren.

Menjëherë pas ngjarjes ai njoftuar policinë dhe ka pritur në banesë deri në mbërritjen e tyre. Uniformat blu e gjetën të renë pa ndjenja ndërkohë që 23-vjeçari u vu në pranga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.