AKTUALITET

Fokusohet në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të riskut, inaugurohet në Tiranë zyra rajonale e kompanisë amerikane “Strife”

15:54 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është inauguruar në Tiranë zyra rajonale e kompanisë amerikane “Strife”. Aktiviteti prezantues u zhvillua sot në Hotel MAK Albania ku të ftuar kanë qenë një sërë politikanësh, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, Dhomat e Tregtisë, Avokatisë, media dhe biznesi.




Avokati Alket Hyseni , në cilësinë e partnerit lokal, u shpreh se “Straife”, është një kompani globale e menaxhimit të riskut dhe konsulencës, që ofron shërbime për individët, korporatat dhe qeveritë.

Ekipi i “Straife” përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme e që njihen ndërkombëtarisht si diplomatë, zyrtarë të agjencive ligjzbatuese,(FBI, CIA, FINCEN, Departamenti i Shtetit etj) ish-krerë të lartë të qeverisë amerikane dhe Kongresit, si dhe drejtues korporatash.

Në sektorin privat, Straife fokusohet në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të riskut, duke përfshirë por pa u kufizuar në përshtatjen me legjislacionin kombëtar dhe rregullatorët ndërkombëtarë, sigurinë kibernetike, investigime, strategji zhvillimore korporatash si dhe saksionet ndaj korporatava apo individëve.

Në sektorin publik, Straife gjithashtu ofron asistencë teknike, trajnime, siguri kibernetike dhe zgjidhje për probleme të ndryshme të sigurisë kombëtare.

Selia e Straife për Ballkanin hapet në Tiranë si një bashkëpunim mes Straife dhe Hyseni & Associates Laë Firm, një kompani rajonale ligjore lider, drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të administratës dhe të institucioneve shqiptare ligjzbatuese.

Straife Balkan, zyra në Tiranë, i bashkohet nëntë (9) vendndodhjeve të tjera në botë përfshirë, Houston, Ëashington DC, Neë York, Londër, Bruksel dhe Stamboll, dhe ka juridiksion ekskluziv në Shqipëri, Mali i Zi, Greqi, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Serbi dhe Rumani.

straife1

Gjatë qëndrimit në Tiranë, drejtuesit e Straife kanë kryer disa takime me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS , Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, me biznesmenë dhe drejtues të përfaqësive diplomatike dhe të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e kompanisë amerikane ishin të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë , Taulant Balla, Eduard Shalsi, Ish Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrja e Shtetit Milva Ikonomi, përfaqësues nga Bashkia Tiranë, Dhomat e Tregëtisë, Avokatisë , nga media dhe biznesi u zhvillua në Hotel MAK Albania aktiviteti prezantues.

milvaikonomiokoktaulant ballaalkethyseni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.