AKTUALITET

A ka informacione për dhunë në protestën e 6 dhjetorit? Rrumbullaku: Efektivët janë të trajnuar mirë…

12:44 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se nuk kanë asnjë informacion se në datën 6 dhjetor, kur mbahet dhe samiti në Tiranë mes liderëve të vendeve të BE dhe BP, të ketë veprime të dhunshme.




Sipas tij, efektivët janë trajnuar për të gjetur zgjidhjet në çdo situatë.

Muhamet Rrumbullaku: Policia ka parë dhe vlerësuar e kërkesën e bërë për zhvillimin e protestës. Kemi kthyer një përgjigje ligjore, teknike, profesionale në interes të samitit si një ngjarje që për 30 vite është hera e parë e unë si drejtor s’di kur mund të përsëritet një event i tillë.

Që gjithcka e kushdo të zhvillojë të drejtën kushttuese për të protestuar kemi thirrur organizatoët e kemi bërë të qarët deytirmet tona për garantimin e zhbvillimit të protestës përtej perimetrit të sigurisë

Do kërkoja mirëkuptim të gjithë qytertarëve të zonës së perimetrit të sigurisë që konsiderohet vijë e kuqe për shkak të masave të sigurisë që do marrim na mirëkuptojnë se është në interes të gjithë shqiptarëve.

Mendojmë që s’do ketë asnjë problematike që lidhet me zonën e siguruise se punonjësit e policisë janë instruktuar e vazhdojnë të trajnohen për zgjidhjet më profesionalet e mundshme për t’i dhënë kësaj problematike.

Nuk është hera e parë që polivia vendosn perimetra të tillë sigurie e ka qenë e zonja e aftë profesionalisht.

Së dyti për protestën policia garanton protestën jashtë këtji perimetri sigurie, qe quhet zone e kuqe. I kemi marrë gjithë masat kemi përgatitur gjithcka që lidhet me mbarëvajtjen.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lloj informacioni e asnjë lloj deklarate për veprime të dhunshme, nuk kemi pse të nxisim asgjë për ato që nuk shprehen e nuk deklarohen.

Nuk është në interes të askujtm as policisë as samitit as vendit për të pasur atë ditë cështje të tilla që i referoheni ju.

Por ne nuk disponojmë s’kemi deklarata të tilla se nga i merr media e si i shfaq, nuk keni sipas gjykimit tim, asnjë lloj për të adresuar pyetje që nuk janë shfaqur në publik dhe opinion.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.