AKTUALITET

“Nuk është sulm ndaj resortit, është sulm ndaj medias”, Këlliçi: Rama të dorëzojë dekoratën që mori për strehimin e afganëve në ‘Prestige Resort’

09:54 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e paligjshme të IKMT në godinën e “Prestige Resort”.




Ai deklaroi se ky është një sulm ndaj resortit por ndaj medias. Ai shtoi se Rama ndërhyri sërish pas tre muajsh në këtë resort për shkak se medias në pronësi të zotit Irfan Hysenbelliu nuk iu bindën për të ndryshuar linjën editoriale në favor të qeverisë.

“Nuk është sulm ndaj resortit. Është sulm ndaj medias. Është hera e parë që e shoh nga afër. Eca përmes shiritave. Këto shirita të verdhë duhen vënë të kryeministria. Aty ku është vërtetë skenë krimi ku merren çdo ditë vendime të paligjshme. E mbaj mend fare mirë që goditja e parë u dha në kulmin e sezonit turistik. Me aq a jam njohur nga mediat kam kuptuar që këto tre muaj i është dhënë një provë pronarit për të ndryshuar linjën editoriale.

Rama synon të godasë rrënjët ekonomike të medias dhe për ta bërë atë vulnerabël ndaj shijeve të kryeministrit. Kur i leverdis kryeministrit ku resorti është në rregull. Para një viti këtu erdhën afganët. Për këtë ngjarje Rama mori edhe në dekoratë. Të shkojë sot të dorëzojë dekoratën që mori. Ende nuk ka një vendim të IKMT për prishjen e këtij objekti. Po vendosen kallëpë tritoli për të hedhur në erë godinën. Ky është një vendim tërësisht barbar ndaj linjës editorial dhe pronarëve të medias. Ende gjykata nuk është mbledhur për të shqyrtuar këtë rast. Çdo gjë është nën kontrollin e kryeministrit”, deklaroi ai.

Më tej deputeti demokrat shktoi se  në këtë rast tregohet edhe ndikimi që kryeministri ka mbi gjykatat dhe sistemin e drejtësisë.

“Në këtë rast tregohet qartë lidhja e ndikimit që ka kryeministri i vendit mbi gjykata dhe sistemin e drejtësisë. Fakti që nuk mblidhet gjykata dhe nuk i jepet mundësia të shqyrtohet asnjë vendim, është absurd. Nëse ka qenë i paligjshëm pse nuk u shemb kur erdhën afganët. Si ka mundësi që në vitin 2017, IKMT është shprehur që ky objekt është konform rregullave.

Sot vendosen kallëpë tritoli për ta hedhur në erë. Kjo tregon vizionin e kryeministrit që duhet të mbash qëndrimin editorial që ai kërkon. Kjo bëhet për të vënë edhe një media nën kontroll. Kjo bëhet edhe në vigjilje të samitit që do të mbahet pas tre ditëve, Kryeministri nuk njeh limite dhe nuk ka fre në barbarinë e tij për të kontrolluar çdo gjë në këtë vend. Ndërkohë që po vija në mëngjes ende kishte punonjës që kërkonin një vendim të shkruar”, deklaroi Këlliçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.