BOTA

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Peles, nuk funksionoi kimioterapia! Legjenda e Brazilit shtrohet në terapi intensive

15:41 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit brazilian, Pele. Reuters raporton se Pele është futur në terapi intensive, pasi kimioterapia nuk pati sukses.




Pele është diagnostikuar prej kohësh me kancer në zorrën e trashë. 82-vjeçari u shtrua në spital të martën për të bërë kontrollet mbi përparimin e kancerit.

Më pas, u zbulua se ai kishte edhe një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Kjo ka bërë që kimioterapia të mos funksionojë.

Ndaj legjenda e Brazilit u shtrua në terapi intensive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.