AKTUALITET

“Presion hapur ndaj medias. Fillimi i vendosjes së një diktature”, Agim Nesho komenton sulmin në “Prestige Resort”: Mesazh për Europën që integrimi do bëhet sipas kushteve tona

13:27 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, në një lidhje skype në News24 ka folur në lidhje me sulmin e paligjshëm në “Prestige resort”.




Ai e quajti sulmin, një përpjekje për të vendosur një diktaturë të hapur dhe për të kontrolluar mediat në mënyrë që të fshihet korrupsioni me të cilin ndeshemi çdo ditë.

Pjesë nga biseda:

Nesho: Është një ngjarje e trishtë sepse shikojmë që ky shtet i cili nga dita në ditë është më autokrat, një shtet që shkel ligjet e tij dhe në këtë kuptim kjo është një ngjarje në vijimësi.

Sulmi ndaj një biznesi i lidhur me median kryesore në vend, një nga outletet më të fuqishme në Shqipëri është një presion i hapur ndaj shtypit të lirë.

Kjo ngjarje e pazakontë tregon më shumë arrogancën, prepotencën e këtij shteti, i cili tashmë i bën presion medias hapur. Ky presion është përshkallëzuar.

Shikoj shumë kritike këtë situatë. Fillimi i vendosjes së një diktature të hapur. Korrupsioni skizofrenik që po ndeshim çdo ditë përpiqet të fshihet duke ndryshuar zërin e gazetarëve dhe mediave. Sulmi nga grupit Hysenbelliu, i turpshëm dhe tregon që shteti ligjor nuk ekziston në Shqipëri. Vetë ministrat e Ramës kanë thënë se resorti është perlë e turizmit. Vetë Rama kur ka pasur nevojë ka shkuar atje dhe një ditë duke mos respektuar ligjet thotë do ta shemb.

Duket që kanë një sens të papranueshëmm dhe është një presion i hapur, nuk bëhet ndaj një grupi financiar apo individi, por ndaj shtypit të lirë. Pas disa vitesh vetëgrupi mund ti rimarrë të gjitha dëmet që i janë shkaktuar, gjë që kanë ndodhur më parë në Shqipëri.

Sulmi bëhet për të konsoliduar diktaturën e ardhshme që po troket nga dita në ditë në Shqipëri.Pse sulmi pranë samitit të 6 dhjetorit?

Nesho: Autokratët ballkanikë kërkojnë pavarësinë për të mos respektuar principet që vijnë me integrimin europian se nuk duan llogaridhënie, transparencë, duan të shfrytëzojnë për të ruajtur pushtetin.

Vetëm autokratët ballkanikë që nuk e duan samitin krijojnë problematikë, njëri në veri duke kritikuar Kosovën, shkak për të mos pranuar idenë e Europës që Procesi i Berlinit është i vetmi që do sjelli integrimi, ndërsa tjetri sulmon principet si ai i lirisë së mediat. Sulmi ndaj grupit ka nënkuptimin e kontrollit të medias dhe i jep mesazh Europës që integrimi do bëhet sipas kushteve tona.

Kjo qeveri tashmë hapur duket se në ngritje e ndërgjegjes popullore për ta bërë të papranueshme që qeveria Rama të drejtojë Shqipërinë kërkon të vendosë një shtet autoritar e policor me çdo kusht.

Duan të kontrollojnë çdo gjë për të mbajtur pushtetin që çdo ditë e më shumë është i palegjitimuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.