AKTUALITET

Prishja e paligjshme e “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin ditë pushimi, vijojnë punën me prozhektorë për shembjen e godinës

17:52 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse është ditë pushimi për administratën, punonjësit e IKMT-së vijojnë punën për shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”.




Forcat xheniere dhe IKMT edhe këtë të shtunë po punon me orare të zgjatura, vetëm për të çuar deri në fund urdhrin e paligjshëm për prishjen e resortit turistik.

Ashtu si edhe dje, puna vijon ende me prozhektorë, situatë kjo e krijuar edhe nga urdhri i drejtoreshës së IKMT Dallëndyshe Bici e cila ka urdhëruar që shembja të përfundojë më 5 dhjetor.

Pavarësisht orës së vonë dhe errësirës, vijon puna për hapjen e vrimave ku do të vendoset eksplozivi me anë të të cilit do të kryhet shpërthimi i komanduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.