AKTUALITET

Qëlloi me armë pas konfliktit në selinë e PD-së/ Vani Rica lirohet nga burgu, ja si e argumenton Gjykata e Kurbinit vendimin për detyrim paraqitje

09:02 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Partisë Demokratike në Kurbin, Van Rica, do të hetohet me masën sigurisë detyrim paraqitje, pasi qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në selinë e kësaj force politike.




Ai u njoh këtë të premte me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit dhe prokurorja Matilda Fetahu, kishte kërkuar që të qëndrojë në burg 45 ditë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Por, pasi dëgjoi palët, gjyqtari Olti Skrame vendosi që ta lirojë nga qelia 53-vjeçarin Van Rica, me argumentin se armën e kishte pasur me leje, duke qenë se ishte përgjegjës i një policie private.

Ndërkohë, vetë i akuzuari nuk ka folur në lidhje me ngjarjen, por vetëm avokati i tij, Pashk Gjaci, i cili pretendoi se klienti i tij ishte i pajisur me armë me leje dhe kemi të bëjmë vetëm me prishje të qetësisë publike.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të Partisë Demokratike të Rithemelimit, ku Van Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Kastriot Marku, me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. /Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.