Kryesore

“Ramës nesër mund t’i shkojnë fadromat…”- Genc Burimi apel ndërkombëtarëve të reagojnë për sulmin te “Prestige Resort”: Ditë e trishtë për demokracinë!

15:28 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Genc Burimi ka folur në News 24 në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT-së në “Prestige Resort”.




Ai deklaroi se kjo është një ditë e trishtë për demokracinë, por shtoi se as Rama nuk do i shpëtojë ligjit. Ai kërkoi nga aktorët ndërkombëtarë të ndërhyjnë në mënyrë që qeveria të mbajë përgjegjësi penale dhe financiare.

“Ditë e trishtë për demokracinë shqiptare, jo vetëm për resortin dhe biznesin, por po goditen themelet e demokracisë nga revanshi i regjimit të Ramës. Por nuk do i shpëtojnë ligjit. Le të mendojë Rama se nesër mund të jetë në opozitë e të kuptojë që mund ti shkojnë fadromat për t’i shembur shtepinë rrëzë Dajtit.

Çështja mund të shkojë deri në Strasburg por Rama po mundohet të veprojë shpejt. Europa është një makineri e rëndë që vihet ngadalë në lëvizje. Me këtë po luan Rama duke u përpjekur të veprojë në një operacion blic. Kjo i rrit vlerën manifestimit të 6 dhjetorit. BE përgjegjëse për mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri. Europa duhet të ndërhyjë që të ketë përgjegjësi penale e financiare për përgjegjësit.

KE para pak muajsh vendosi paketë masash e rregullash që të forcohet liria e medias, por Rama luan me idenë që po godas oligarkët kur oligarku numër 1 është ai vetë. Europa nuk po hesht, ka nevojë për kohë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.