LAJMI I FUNDIT

Do të zëvendësojë deputeten e PD-së, Bora Zemani rikthehet si moderatore e “Për’puthen”

09:31 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Bora Zemani ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatore e “Për’puthen”.




Gjatë mbylljes së spektaklit  “Dancing With The Stars”, prezantuesja i njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të shihen së bashku ditën e hënë.

“Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën”, tha Bora ndërsa Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.

Kujtojmë se në rrjet po përflitjej se Isli Islami do të prezantonte emisionin por ai i hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja.

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, tha ai për “Goca dhe Gra”.

Ditën e djeshme Ori Nebijaj përfundoi rrugëtimin e saj si drejtuese e programit të dashurisië pasi tashmë ajo ka pranuar mandatin deputetes.

Prezantuesja rrëfeu emocionet e saj si dhe ka falënderuar ndjekësit që mbështetën dhe e gjykuan gjatë kohës që Ori ishte nën drejtimin e programit.

“Jam shumë e lumtur që po e lë Nedën në duar të sigurta. Unë dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe komunikimin virtual që kam pasur nga ndjekësit e këtij emisioni ku shumë prej tyre e kanë nisur me paragjykim rrugëtimin tim në këtë emision por ja që të gjithë e shijuam, e bëmë, e pamë dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. Ju falënderoj nga zemra për komentet e mira, mbështetjen që më keni dhënë”,- u shpreh ajo./Panoramaplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.