BOTA

Tensione në rritje brenda radhëve të ushtrisë ruse, rekrutët ngrenë krye! Shkallmojnë derën dhe “braktisin” kazermën (VIDEO)

20:44 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tensionet brenda radhëve të ushtrisë ruse sa vijnë dhe po bëhen gjithnjë edhe më të mëdha. Pakënaqësitë e ushtarëve kanë bërë që ata të ngrihen në protesta brenda një bazë ushtarake ku janë grumbulluar.




Në rrjete sociale po qarkullojnë pamjet e trupave të mobilizuara ruse të cilat dyshohet se po kryejnë një kryengritje dhe largohen me forcë nga baza ushtarake.

Skenat u shpërndanë nga revista Business Ukraine – një revistë e pavarur që mbulon çështjet aktuale të Ukrainës.

Mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur të vërtetojnë në mënyrë të pavarur lajmin, teksa është e dukshme se forcat ruse vazhdojnë të përballen me pengesa ushtarake dhe të vuajnë nga morali i ulët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.