AKTUALITET

VIDEO/ Fitorja e Helvetëve shoqërohet me incidente, sherr e përleshje mes shqiptarëve e serbëve në qytetet zvicerane

10:30 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në qytetet zvicerane pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë. Zvicra ka marrë një fitore të madhe në sfidën e tretë të grupit ndaj Serbisë me rezultat 3-2.




Ka qenë një ndeshje me shumë emocione, por që u fitua nga Zvicra falë kontributit të madh të shqiptarëve në fushë, Xherdan Shaqirit me gol dhe Granit Xhakës me një ndeshje të jashtëzakonshme.

Pas ndeshjes ka pasur festë në madhe në Zvicër, me tifozët zviceranë e shqiptarë që kishin pushtuar rrugët e qyteteve duke festuar fitoren e arritur dhe kalimin në 1/8 e finales.

Por gjatë festës nuk kanë munguar edhe incidentet pasi janë përballur shqiptarët me serbët në rrugët e qyteteve zvicerane.

Në një video që qarkullon në internet shihen provokime nga ana e tifozëve serb dhe pastaj nis sherri mes tifozëve shqiptarë dhe atyre.

Shqiptarët ishin më shumë në numër dhe serbët që provokuan u rrahën nga tifozët shqiptarë që ishin më shumë në numër.

Gjithsesi festë për fitoren e Zvicrës pati edhe në gjitha qytetet e Kosovës pas ndeshjes, me kosovarët që pushtuan rrugët e qyteteve duke festuar me vetura.

Kujtojmë që Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.