LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Xhaka dhe Shaqiri e eliminuan nga Kupa e Botës, momenti kur trajneri serb kapet nga kamerat duke sharë lojtarët shqiptarë nga nëna

08:28 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka treguar fytyrën e vërtetë të tij prej antisportistit.




Pasi Serbia shënoi golin e dytë, Stojkovici shau shqiptarët derisa festonte.

Por festa nuk i zgjati shumë. Shaqiri e Xhaka me shokë fituan 3-2 dhe dërguan Stojkovicin dhe serbët tjerë në shtëpi.

Mediat kroate kanë shkruar se sjellja e Stojkoviçit është skandaloze.

Për herë të dytë provokimeve të rënda të serbëve, madje edhe sharjeve, u përgjigjen Shaqiri e Xhaka që bënë krenarë miliona shqiptarë.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale.
“Racizmi i Stojkoviqit të #Serbisë u kap drejtpërdrejt në kamera duke sharë nënat #kosovare- #shqiptare.
Duke pritur që @FIFAWorldCup të veprojë në përputhje me këtë veprim frikacak të turpshëm”, shkroi Haradinaj.

Të shumta kanë qenë reagimet për gjestin e pahijshëm të përzgjedhësit serb.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.