AKTUALITET

Zhupa për prishjen e jashtëligjshme të ‘Prestige Resort’: Rama kërkon që të ndryshojë linjën editoriale të ‘Focus Media’

10:49 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka quajtur aksionin e paligjshëm të Qeverisë dhe IKMT në Prestige Resort një absurditet që ka vetëm një qëllim të kryeministrit Edi Rama, të ndikojë në vijën editoriale të mediave që drejton biznesmeni Irfan Hysenbelliu.




“Janë absurde që asnjë qytetar që ndjek zhvillimet politike nuk mund t’i besojë këto gënjeshtra që një ditë të bukur në 7 të mëngjesit pa asnjë dokument kuptuan që ishte një resort i tërë në kushte paligjshmërie. Kjo ka filluar para disa muajsh kur filluan të prishin pishinën e nuk thanë gjë që kishte pjesë të tjera të paligjshme. Pra forma të vazhdueshme presioni vetëm për të ndryshuar linjën editoriale të Focus Media”, tha nder te tjera ne nje prononcim per News 24, deputetja e PD.

Deklarata e Ina Zhupa: Do ishte e rëndë të ishte thjesht një goditje ndaj një biznesi të ndershëm që ofron shërbime në fushën e turizmit që vetë e kanë lavdëruar si qeveri me radhë nga kryeministri, e kanë përdorur dhe për evente zyrtare që janë transmetuar dhe nga ERTV.

Po godet biznes që ti e di shumë mirë që është në ligjshmëri, ti po e godet vetëm se Focus Media, tv, portalet që ka i njëjti pronar po mbajnë një qendrim korrekt ndaj të vërtetës pra po transmetojnë të vërtetën, aferat që dalin në shtypin ndërkombëtar ku kërkohen këshilltarët e ministrave.

Duke bërë një Twitter posacërisht Rama duke vënë foto të BW, e pas disa ditësh ndodh kjo nuk ka njeri që mos ketë sy ta shohë e vesh ta dëgjojë që këto gjëra janë të lidhur me njëra tjetren e kjo është një formë e re riedukimi që përdor kryeministri për mediat e pronarët e mediave.

Riedukimi me pronarët e quan që do i mbyllë gojën duke mos i lejuar të hyjnë në biznesin e duke ia shkatërruar pa sjellë asnjë letër, pa bërë njofim zyrtar, pa ndjekur hallkat e një shteti normal ligjor.

Ndaj u alarmova se jam qytetare e deputete e kur cënohet fjala e lirë për media të madhe në vend imagjino sa të rrezikuar jemi të gjithë e liria në këtë vend.

Kur shkon kryeministri për të cuar afganët në një zonë jo vetëm, me leje e rregulla por dhe të sigurtë se u cuan raporte në ambasadaën amerikane mori cmime në Amerike do të thotë që po i con në një vend të ligjshëm jo të paligjshëm që rrezikon të shëmbet se qenka jashtë rregullave të shtetit e i rrezikshëm.

Janë absurde që asnjë qytetar që ndjek zhvillimet politike nuk mund t’i besojë këto gënjeshtra që një ditë të bukur në 7 të mëngjesit pa asnjë dokument kuptuan që ishte një resort i tërë në kushte paligjshmërie.

Kjo ka filluar para disa muajsh kur filluan të prishin pishinën e nuk thanë gjë që kishte pjesë të tjera të paligjshme. Pra forma të vazhdueshme presioni vetëm për të ndryshuar linjën editoriale të Focus Media.

Focus Media nuk gënjen apo sulmon apo tregon të pavërteta në lidhje me qeverisjen, por është një media duke reflektuar problematikat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.