LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Nuk pranojnë dot humbjen nga Zvicra, serbët “shfrenojnë” imagjinatën: Na mallkuan shtrigat shqiptare, u paguan nga…

16:14 - 05.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja Serbi-Zvicër në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit përfundoi me fitoren e “helvetëve”. Këta të fundit arritën të kualifikohen në fazën e 1/16-ave, ndërsa serbët i thanë “mirupafshim” kompeticionit.




Ata ende e kanë të vështirë ta pranojnë humbjen që ua shkaktuan futbollistët shqiptar si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri që luajnë për Zvicrën dhe për këtë arsye kanë nisur konspiracionet.

Në një emision televiziv në Serbi, një i ftuar bëri deklaratën e çmendur duke theksuar se zviceranët paguan shtriga shqiptare për të mallkuar lojtarët e kombëtares serbe.

“Zvicra pagoi dy shtriga shqiptare dhe disa afrikane për të mallkuar futbollistët tanë. Secila prej tyre u pagua nga 10 milionë dollarë”, deklaron i ftuari në studio.

Kjo video është publikuar në Twitter dhe tashmë po bën xhiron në rrjet./ PANORAMASPORT.AL

https://twitter.com/Svimasamdavala/status/1599482480142168064?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1599482480142168064%7Ctwgr%5E7a8a635aaab8c5befb1a5bbadb44c51561d31a5d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-nuk-pranojne-dot-humbjen-nga-zvicra-serbet-bejne-deklaraten-e-cmendur-na-mallkuan-shtrigat-shqiptare-u-paguan-nga%2F


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.