LAJMI I FUNDIT

WhatsApp vjen me risinë e madhe, ja çfarë sjell për 2 miliardë përdoruesit e tij

10:25 - 08.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

WhatsApp më në fund ka shtuar krijimin e avatarëve të personalizueshëm për përdoruesit e tij.




Kjo do të thotë që tani mund të krijoni një imazh grafik dixhital të vetes tuaj që mund ta përdorni për aplikacionin.

Tashmë ky tipar është në dispozicion në shërbimet në pronësi të Meta-s, Facebook dhe Instagram.

Nga 7 dhjetor është dhe në WhatsApp, kështu që mund të filloni të krijoni avatarin tuaj nga sot.

Ju mund të përdorni gjithashtu avatarin tuaj të personalizuar si foto të profilit tuaj në WhatsApp.

Si të krijosh avatarin tënd

avatar wha

Për të krijuar një avatar në WhatsApp, shkoni tek Cilësimet/Settings.

Tani shtyp lehtë mbi Avatar > Krijo avatarin tuaj.

Më pas ndiqni hapat për të krijuar avatarin tuaj dhe shtyp “u krye”.

Nëse dëshironi ta përdorni si foto të profilit, shkoni tek Settings/ Cilësimet dhe më pas shtypni foton e profilit.

Tani shtypni Edit > Edit dhe më pas zgjidhni Përdor Avatar./


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.