Kronikë

EMRI/ Kapet 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burg në Laç, do të ekstradohet drejt Italisë! Ishte shpallur në kërkim për trafikim droge (VIDEO)

11:05 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Polica e Kurbinit ka arrestuar në bashkëpunim me Interpol Tirana shqiptarin e shumëkërkuar nga Italia, i cili akuzohet për veprat penale “trafikim të lëndëve narkotike”.




Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin.

35-vjeçari rezulton i dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Apelit të Torinos, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim. Lleshi pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”.

Kapet në Laç dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e DVP Lezhë, ato të Policisë së Kurbinit dhe të Interpol Tiranës, të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, si dhe në vijim të punës për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u kap në Laç dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

– Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.