AKTUALITET

VIDEO+FOTO/ E mori rrjedha e përroit, zbulohen pamjet e fundit të 59-vjeçarit para se të ndërronte jetë! Ja çfarë komunikoi me dëshmitarët

13:17 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Pashtresh të Elbasanit, ku 59-vjeçari Ligor Berdufi është gjetur i mbytur nga banorët e zonës.




Mësohet se viktima ka tentuar të kalojë përroin në pjesën ku nuk uji kalon në rrugë, dhe mendohet se ka marrë para rrjedha e rrëmbyeshme.
Gazeta Shqiptare ka siguruar pamjet e momenteve të fundit të 59-vjeçarit.


Para se të humbte jetën, viktima ka komunikuar me disa banorë të tjerë, të cilët ai këshillon që të mos kalojnë përroin edhe pse këta të fundit ishin me automjet, pasi kishte rrezik për jetën e tyre.

Në videon 59-vjeçari, iu sugjeron personave që të mos kalojnë përroin, ndërkohë që pas largimit të tyre, Ligor Bërdufi ka tentuar vetë ta kaloje, por nuk ka mundur dhe rrjedha e ujit e kam marrë për disa dhjetra metra.
Ai u gjet nga banorët të cilët njoftuan policinë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.