Kronikë

Kërcënim apo pakujdesi? Të shtënat me armë në Shkodër, një plumb pistolete theu xhamin e banesës (VIDEO)

20:54 - 14.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja mësohen në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Shkodër, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë ndaj një banese.  




Fatmirësisht, nga e shtëna nuk ka pasur viktima apo të lënduar, përveç xhamit të thyer të banesës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Penda e zallit të Kirit”, ndërsa plumbi ka mbërritur në një banese përballë, e cila sipas dyshimeve të deritanishme nuk ka qenë objekt për tu qëlluar.

Pas të shtënës, policia ka mbërritur në vendngjarje duke hetuar për të vënë në pranga personin ende të paidentifikuar, që ka qëlluar me armë të llojit pistoletë.

Janë ende të paqarta arsyet përse është qëlluar, ndërsa policia po heton për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër.

Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër.

Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.