Kronikë

VIDEO/ “Ulu dhe puthi këmbët, thuaj të hëngsha…”- Dhunoi dhe bullizoi një vajzë të mitur, policia ndalon të riun. Roli i dy vajzave 17-vjeçare

22:42 - 25.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku pre e bullizmit dhe dhunës ka rënë një vajzë e mitur. Videoja është publikuar nga “Jeta osh qef” në rrjetet sociale, ku shihet një djalë teksa i bën presion të miturës.




Po ashtu, djali i ri që shihet në video e qëllon vajzën me shpulla, ndërsa dëgjohet t’i thotë: “Ulu dhe puthi këmbët Kiarës! Thuaj të hëngsha m*tin”.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Policia e Durrësit, e cila ka ndaluar 22-vjeçar. Blutë e Durrësit sqarojnë se në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Ndërkohë janë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

BISEDA:

Djali: Për ça e thu? Ee, për ça e thu? Uli duart.

Vajza: S’të kuptova

Djali: Pse shko dhe thua… Thuaj Kiarës të hëngsha m***. Tani direkte, thuaji…about:blank

Vajza: Më fal o Kiara….

Djali: Do i bësh më këto gabime?

Vajza: Jo

Djali: Po i bëre prap?

Vajza: Më bëj ca të duash

Djali: Ça do të bëj. Të bëj ça të dua unë? Do hash vetëm dajak, a kuptove. Ulu tani në gjunjë dhe puthi këmbët Kiarës.

Vajza: Ca të bëj

Djali: Ulu tani dhe puthi këmbës Kiarës, ta mbyllim muhabetin

Vajza që filmon: Mos e mbyll lale

Djali: Puthi këmbët

Vajza: Si ta puth

Djali: Ngreje këmbën Kiara. Puthe këtu…

Njoftimi i policisë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas që bullizonte dhe dhunonte një shtetase të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit që shfaqet në video.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë).

22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me të mitur dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe siguron qytetarët se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë reagojnë në menyrë të menjëhershme, për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri dhe në krim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.