AKTUALITET

“Qeveria të ndalë investimet në PPP, të marrë masa për përmbytjet”, Tabaku në Panorama TV: Kalimi i Emergjencave Civile pushtetit vendor, e ka përkeqësuar situatën

13:46 - 19.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në Panorama TV, komentoi situatën e shkaktuar nga përmbytjet në vend.




Tabaku tha se çdo vit diskutohet për emergjencat, pasi nuk meren masat e duhara nga autoritetet.

po ashtu ajo i bëri thirrje qeverisë që investimet mos shkojnë për PPP, por të marrë masa para se të ndodhin krizat e emergjencës.

Pyetje: Në tiranë si paraqitet gjendja nga përmbytjet në Tiranë?

Tabaku: Së pari më lejo që të them që ne diskutojmë çdo vit për problematikën e përmbytjeve, pasi nuk merren masat e duhura. Dëgjova ministren e Arsimit e cila mbylli 56 shkolla për shkak të përmbytjeve dhe motit të keq. Kjo është një situatë e papërgjegjshme.

Ne edhe pse kemi qenë kryeqyetet rinie ne diskutojmë akoma për përmbytjet.

I  bëj thirrje qeverisë që investimet të mos shkojnë për PPP, apo koncesione por të marrë masa para se të ndodhë kriza, dhe jo në momentin që përballemi në krizë.

Nuk mund të ndodhë që ne futemi në mbledhje, dhe pas dy orësh dhe të dalim të përmbytur.

Në zonën time elektorale nuk ka pasur përmbytje, por në pjesën e Lumit të Tiranës, ka pasur përmbytje.

Pyetje: A është caktuar fond i nejvojshëm për memergjencave civile?

Tabaku: Edhe pse Shqipëria është pjesë e Emergjencave civile të BE-së, situata paraqitet të jetë e njëjtë si më parë. Delegimi i emergjencave për pushtetin vendor, e ka bërë më keq situatën, pasi fondet që jepen janë të pakta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.