AKTUALITET

“Qytetarët të ndërgjegjësohen që 50 mije lekë e 200 euro nuk shkojnë për 4 vite”/ Sekretarja e PD-së: Ja si do ti ndalim patronazhistët me 14 maj

12:57 - 19.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj në një intervistë për Panorama TV paralajmëroi se kjo forcë politike do të denoncojë çdo fakt dhe tentativë për të blerë votat në zgjedhjet e 14 majit përmes skemës së patronazhistëve. Ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të marrë indicie nga denoncimet që do të bëjë PD.




Pyetje: Çfarë do bëjë PD për të frenuar skemën e patronazhistëve?

Jola Hysaj: Të qenit patronazhist është kryefjala e ditëve sot e krenaria e Edi Ramës. Kjo dhe dhunimi i të dhënave të privatësisë po shkojmë drejt një monizmi të sigurt.

PD çdo ditë e më shumë po mundohet të evidentojë këto fakte e i bën thirrje SPAK që dhe në zgjedhet e kaluara nuk ndërhyri, do jemi pranë qytetarëve do denoncojmë cdo fakt e të vërtetë. Në 14 maj do jemi pranë cdo qytetari. I bëjmë thirrje shumë të amdhe qytetarëve që nuk është momenti të mendojnë vetrëm për PD por për veten fillimisht për fëmijët e tyre që po lënë vendin e të ndërgjegjësohen që 50 mije lekë e 200 euro nuk shkojnë për 4 vite. Në një qeverisje që ka pushtet absolut asgjë s’ka të sigurt por e sigurt është që PD do jetë aty e do denoncojë sidomos ditën e zgjedhjeve cdo fakt që do kapi.

Rama është kthyer në një Erdogan që kërkon pushtetin absolut. Ne do luftojmë e do mundohemi të tregojmë atë fletën e bardhë që Rama e shet me ngjyra”.

E pyetur për situatën brenda PD e cila shkon në zgjedhjet lokale të 14 majit e përçarë, Hysaj tha:

“Unifikimi i forcave e dëshira për të fituar do lërë mënjanë interesat personale e mëritë e lincimet e mish mashet e bera deri më sot. Si një famijle e madhe PD do i japë përgjigjen e duhur në 14 maj zotit Rama. Koha do tregojë sa besim do fitojmë e për ne fokusi janë qytetarët e realitetet e tyre. Ne nuk duam që qytetarët të gënjehen apo të kënaqen me një asfalt të hedhur 6 muaj para zgjedhjeve, mos harrojmë atë që po ndodh dhe me Xhacka kur investitor strategjik bëhet burri komshiu i një ministre deputeti. Apo paratë e vjedhura që shyqyr që doli kjo skemë, po jam shume kurioze kudh janë 14 të tjerët përvec skemës ku u përfshi sanitarja, pse u ngushtua pjesa hetimore e 14 të tjerët tërhoqën padinë?”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.