AKTUALITET

Habit deputeti i PS-së: Është normale arrestimi i anëtarëve të Partisë Socialiste, por…

13:51 - 20.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS në qarkun Berat, Bardhyl Kollçaku tha se është normale që anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, janë të arrestuar nga SPAK.




Në një intervistë me PANORAMA TV, Kollçaku ndër të tjera tha se drejtësia duhet të veprojë dhe nga ana e opozitës.

Sipas tij, në zgjedhjet e 14 majit, PS do të dalë me një rezultat “dërrmues” për kundërshtarin.

Pyetje: Aktualisht PS ka disa anëtarë të grupit të saj që ndodhen në burg…

Deputeti i PS: Është normale, kjo tregon që reforma në drejtësi po funksionon. Është pak jo normale që janë vetëm nga krahu i majtë, duhet sa më shpejt që drejtësia të jetë e paanshme, të mos pyesë nga të dy krahët, kushdo ka thyer ligjin e ka gabuar të mbajë përgjegjësi.

Pyetje: Drejtësia ka qenë e paanshme apo e anshme? Se nga PD ka akuza që drejtësia është e “kapur”.

Deputeti i PS: Drejtësia është e pakapur por ne kemi ankesat tona që të jetë nga të dyja anët,

Pyetje: Ka dhe nga krahu u opozitës persona që duhet të jenë në burg?

Deputeti i PS: I ka nxjerrë Amerika me emra me zë e figurë i ka vënë damkën nëballë cfarë duhet të presë drejtësia?

Pyetje: Cfare pritshmerish ka PS per zgjedhjet e 14 majit?

Deputeti i PS: Nuk diskutohet që PS do fitojë në këto zgjedhje problemi është që ne pretendojmë të marrim sa më shumë bashki, do marrim një rezultat dërrmues për kundërshtarin e një bashki të humbim e konsiderojmë humbje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.