LAJMI I FUNDIT

‘Betohuni në flamur’/ Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni për të mposhtur monizmin e Ramës, riktheni lirinë e energjinë në vend

17:42 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë ceremonisë së 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Laç tha se partia ka si synim të rrëzojë monizmin që ka krijuar qeveria e Ramës.




Berisha u bëri thirrje demokratëve të Kurbinit që të bashkohen e betohen se do të mposhtin kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 14 majit dhe të rikthejnë në vend lirinë dhe energjinë që i mungon qytetarëve.

“Rama sot numëron pushtet të madh, duke e kthyer vendin në monizëm. Ne e dimë se armiku më i madh i lirisë është monizmi. Misioni ynë është përmbysja e tij, si përmbysëm monizmin e etërve, ashtu do përmbysim dhe monizmin e bastardit. Miqtë e mi edhe njëherë monizmi dhe liria nuk pajtohen, këta burra që u dergjën në kampe e burgje e mijëra të tjerë që vdiqën, kërkonin vetëm liri. Xhelatët e diktaturës i cilësonin ata armiq. Një poet është vrarë me firmën e të atit të Edi Ramës, vetëm se i këndonte lirisë. Monizmi nuk toleronte lirinë, të njëjtën gjë dhe Rama me rrëmbimin e votës mori pushtetet e mendon se do rrëmbejë PD. Sot ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant vendimin e gjykatës dhe mendon se do parandalojë fitoren e PD. Ja ku jemi sot e të betohemi në flamur dhe zot se asgjë nuk do na mposhtë për të mposhtur monizmin e Edi Ramës. Liria është fuqia jonë, e gjithë energjia që ska forcë në botë që e ndalon. Ju ftoj ju që të bashkohemi në këtë betejë, mision të ri. Nëse në vitet 90 kishim synim të përmbysnim diktaturën, tani monizmin e Ramës të bazuar në drogën e krim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.