AKTUALITET

Escobar paralajmëron për pasojat të rënda nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike!

17:14 - 22.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi për “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore.




“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formimin e një tjetër. Nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit përkujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviç do të përfundojë në pranverë. Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur së fundmi zgjedhjet presidenciale të 19 marsit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.