AKTUALITET

Aksident tragjik në Fushë-Kuqe, humb jetën fëmija dy vjeçar

18:06 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe, ku për pasojë ka ndërruar jetë një dy vjeçar. Policia ndodhet në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.




Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Fushë Kuqes dhe se ka persona të dëmtuar në të dyja automjetet.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.