LAJMI I FUNDIT

E bujshme/ Dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare drejt Valencias dhe Sociedad

13:55 - 24.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

La Liga spanjolle është kthyer në një destinacion për kuqezinjtë e Kombëtares. Pas Bares, Balliut, Uzunit dhe Sadikut, dy futbollistë të tjerë mund të jenë së shpejti pjesë e një prej kampionateve më të fortë në botë.




Valencia po interesohet për Nedim Bajramin, me trajnerin Gatuzo që është në kërkim të një mesfushori. Presidenti i Empolit ka kërkuar të paktën 10 milionë euro për fantazistin shqiptar, por kjo shifër mund të ulet, pasi Bajrami nuk po luan shumë me Empolin.

Një tjetër kuqezi me destinacion Spanjën është Endri Çekiçi. Për mesfushorin shqiptar të Konyasporit ka ardhur një ofertë në klub nga Real Sociedad, që kërkon shërbimet e 26-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata këtë verë me klubin turk.

Kalimi në La Liga do të ishte një hap i rëndësishëm për Çekiçin, i cili këtë sezon me numrin 10 mbi shpinë ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe një asist në 16 ndeshje të luajtura.

Ndërsa Keidi Bare mund të ndryshojë skuadër brenda La Ligas. Edhe pse i dëmtuar, Espanyol kërkon që të arkëtojë nga shqiptari, duke qenë se edhe reparti i mesfushës është i kompletuar.

Bare ka një kontratë deri në qershor të 2024-ës, prandaj klubi katalanas kërkon dy milionë euro. Levante është e gatshme që të paguajë, por nuk ka një ofertë zyrtare në klubin e Espanyol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.