AKTUALITET

“Flutura në kabinën e qeverisë”, Ina zhupa zbulon arsyen për “epitetin” e vendosur ndaj deputetes Açka: Votoi pro buxhetit të qeverisë, kam publikuar videon

18:41 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka treguar në Panorama TV arsyen përse e quajti Flutura Açkën me epitetin “Flutura në kabinën e qeverisë”.




Zhupa tha se deputetja Açka ka votuar pro buxhetit të qeverisë dhe kjo sipas saj është arsyeja që ajo e ka thirrur me këtë epitet, duke shtuar se ka publikuar edhe videon për të treguar vërtetësinë e “akuzës”.

Ajo shtoi se nuk dëshiron që t’i kushtojë më shumë kohë këtij debate, duke thënë se e mira është që të bashkohen të gjithë forcat opozitare në betejën kundër qeverisë.

“Unë dua që kohën mediatike ta harxhoj duke bërë opozitë, siç kam bërë edhe sot. Uroj nga zonja Açka të mos ketë përsëritje dhe të bashkohemi e të bëjmë opozitë. Të bëhet opozitë me fakte e prova në çdo seancë parlamentare. Gjithsecili ka dëshirat e veta. Unë nuk doja t’i jepja më shumë vëmendje kësaj përplasjeje me Açkën.

Kam postuar edhe një video ku zonja Açka voton pro buxhetit të PS-së, pro buxhetit të qeverisë. Për mua kanë më shumë rëndësi të gjitha çështjet që trajtuam bashkë, zgjedhjet lokale të 14 majit. Zgjedhjet e 14 majit na vënë përballë alternativës që të shkojmë te shqiptarët me kandidatët më të mirë. Ne këtë po bëjmë. Nuk i mbushim dot mendjen çdo individi të na bashkohen”, është shprehur Zhupa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.