AKTUALITET

“Rama duhet të dorëhiqet”- Spartak Braho analizon lidhjet e kryeministrit me ish-agjentin e FBI: Shquhet për kontakte me persona me ‘background’ negativ

20:13 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spartak Braho thotë se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet, pas skandalit me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, i cili është edhe mik i kreut të qeverisë Rama.




Drejtësia amerikane e akuzon McGonigal se ka marrë një shumë para nga një shtetas shqiptar, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin Rama.

Sipas Brahos, këto janë marrëdhënie që diskreditojnë kryeministrin e vendit, ndaj ai duhet të matë pozitën e tij.

“Këto janë marrëdhënie që diskreditojnë kryeministrin. Me këtë rreth akuzash, unë them se Rama duhet të mendohet mirë. Janë jashtëzakonisht të rënda. Ka një moral dhe sipas meje Rama duhet të masë vetë pozitën e vet dhe normalisht, rruga më normale do të jetë tja lërë radhën një socialisti tjetër të drejtojë qeverinë. Të dorëhiqet. Duhet ti hapë rrugë një socialisti tjetër”, tha Braho në “Frontline” në News24.

Spartak Braho teksa “zbërtheu” lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI -se u shpreh se kryeministri njihet per kontakte me persona që kanë background negativ.

“Sipas llogarive që behën nëse ato vërtetohen atij i bie të dënohet rreth 80 vjet burg. Por ajo që ka rëndësi dhe që na intrigon në këtë çështje është se një pjesë e veprimtarisë së tij shtrihet edhe në Shqipëri. Jo vetëm aq, por ai ka patur kontakte me drejtues të shtetit shqiptar deri me kryeministrin Rama.

Fjala është që ai ka ardhur për të kryer operacione tregtie, me ndihmën e një personi që quhet Agron Neza. Agron Neza është një tropojan, ish oficer sigurimi, është larguar në SHBA në 1991 dhe mesa duket personi “A” ka patur një lidhje këtu që është personi “B”, një prej këshilltarëve të kryeministrit.

Personi “B” është Dorjan Ducka, djali i tezes së një personi të njohur që është kryetar partie, është marrë me biznese vazhdimisht. Është i opozitës.

Merr vesh ti ca bëhet këtu. Djali i tezës së një kryetari partie të opozitës është këshilltari i kryeministrit të mazhorancës. Thjesht çështje interesash.

Rama shquhet për kontakte për takime me persona me background negativ. Rama këto takime i ka patur në qendër. Juve ju kujtohet që ai doli në mbrojtje Vangjush Dakos, edhe pse ishte i shpallur non grata. Ai thotë është dhe mbetet miku im. Dako nuk ka qenë personalitet politika, ka qenë biznesmen i vendosur nga Rama, por që u shpall non grata për shkak të aktivitet kriminal të tij në bashkinë e Durrësit.

Ky njeri dallohet, nuk është serioz. I konsideron të rregullta, por nuk janë as morale dhe prekin etikën e një drejtuesi shtetëror që duhet të jetë i kulluar.

I papërgjegjshëm farë me këto deklarata, kujton se justifikon veten me një logjike fëminore. Rama të mos harrojë se akuzat e prokurorisë amerikane janë shumë të rënda për mikun e tij. Ato që janë të panjohura janë lobimi i tij për futjen e kompanive ruse në Shqipëri për kërkimin e naftës”, u shpreh Braho.

Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.