AKTUALITET

“Rama, një nga tre emrat e identifikuar me emër në dosje”, Bumçi për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI: Ngjarje e rëndë për SHBA dhe Shqipërinë

21:38 - 24.01.23 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me arrestimin e ish- zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal nën akuzat për bashkëpunim me një oligark rus dhe për fshehje të marrjes së parave nga një punonjës i shërbimeve të inteligjencës shqiptare në vitin 2017.




Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi, i ftuar në studio e ka quajtur ngjarjen të rëndë për SHBA pasi është e para herë që një zyrtar i nivelit të tillë përballet me të tilla akuza, dhe të rëndë për Shqipërinë pasi i përfshirë në dosje është edhe kryeministri i vendit si person me një marrëdhënie të qëndrueshme me zotin McGonigal.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. E para herë që një zyrtar i nivelit kaq të lartë të FBI akuzohet dhe arrestohet. Ngjarje e rëndë për Shqipërinë dhe SHBA, sepse në rastin tonë përfshihet kryeministri i vendit tonë. Ka qenë zyrtar që ka shtuar Trump për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Së dyti është marrja e 225 mijë dollarëve, dhe takime e shpeshta me kryeministrin dhe vendimet e marra prej tij më vonë. Në këtë histori janë 3 emra të identifikuar, ish zyrtari i FBI, oligarku rus dhe Rama. Kërkohet konfiskimi i çdo komunikim i tij me zyrtarë të qeverisë dhe Ramën.

Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë amerikan. Ka 2 akte korruptive, nga oligarku rus dhe kryeministri shqiptar. Fakti që Rama përmendet ndryshe nga politikanë e biznesmenë në rajon që janë pjesë e dosjes, që ka krijuar një marrëdhënie të vazhdueshme e të vijueshme… Që ta ketë mik duhet të keni hobe të përbashkëta. Kjo është një marrëdhënie që nis në një moment të caktuar. Nis në shtator, në tetor merr këstin e parë”, ka deklaruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.