AKTUALITET

SHBA-ja nuk gjen qetësi! Alarm në Uashington: Një person i armatosur vrau tre persona në një mini market

23:45 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Terrori mbretëroi në Uashington kur një person i armatosur vrau tre persona duke hapur papritmas zjarr në një mini market. Incidenti u regjistrua në qytetin Yakima, në orën 3.30 të mëngjesit të së martës.




Sipas informacioneve nga policia lokale, autori është identifikuar dhe është 21-vjeçari Jared Haddock. Autoritetet që kanë publikuar një foto të sulmuesit, e cilësojnë atë si të rrezikshëm në një kohë kur nuk dihen motivet e sulmit që ai ka nisur.

Rrugët përreth vendit ku ndodhi të shtënat ishin mbyllur më herët.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme janë “ngritur” edhe avionë pa pilot.

Dy viktima u qëlluan brenda dyqanit, ndërsa një i tretë u qëllua jashtë.

I dyshuari më pas vrapoi nëpër rrugë në një pikë karburanti ku qëlloi një person tjetër brenda një makine, duke e detyruar atë në sediljen e pasagjerit përpara se të largohej.

“Duket të jetë një incident i rastësishëm. Nuk ka pasur përplasje”, tha shefi i policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.