LAJMI I FUNDIT

U tërhoq nga futbolli, Gareth Bale njofton pjesëmarrjen në turneun e golfit

17:46 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-futbollisti i Real Madrid, Tottenham dhe kombëtares së Uellsit, Gareth Bale u tërhoq nga futbolli i luajtur dy javë më parë. 33-vjeçari tanimë ka bërë me dije se do jetë pjesë e një turneu golfi, sportin që ish-sulmuesi e ka praktikuar edhe kur ishte në aktivitet.




Bale njoftoi në kanalet e komunikimit se do luajë në një event AT&T Pebbe Beach Pro në muajin shkurt në Kaliforni. “Me kënaqësi dua të njoftoj se do të luaj në AT&T Pebble Beach Pro-Am në fillim të muajit të ardhshëm! Le të shkojmë”, njofton Bale.

Pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, marrëdhënia e Bale me gjigantët spanjollë pësoi “thyerje” në 2019 kur ai u fotografua me një pankartë ku shkruhej “Uells. Golf. Madrid”, ndërkohë që ishte në turne me Uellsin.

Në turneun e golfit Pebble Beach do të marrin pjesë 156 amatorë dhe po aq profesionistë, duke përfshirë kampionin e US Open Matt Fitzpatrick, numrin pesë të botës Patrick Cantlay dhe tri herë fituesin kryesor Jordan Spieth.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.