BLUETOOTH

‘30-vjeçe konsiderohesh plakë’/ Balerina e njohur shokon me deklaratën: Kam ngrirë vezët për të ruajtur performancën lidhur me orën biologjike

09:10 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balerina e njohur, Isida Mollaymeri ka shokuar me deklaratën duke pohuar se i ka ngrirë vezët lidhur me riprodhimin për të ruajtur performancën e tyre.




Gjatë debatit tek ‘Ftesë në 5’, pas deklaratës së gjinekologut Shkëlqim Balili i cili i cilëson  “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30 vjeçare, Isida tha se ka marrë informacion mbi orën biologjike dhe ndaj ka vendosur të marrë këtë vendim.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i  futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kamë marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.