LAJMI I FUNDIT

Arrestimi i zyrtarit të FBI-së dhe takimet me Ramën/ Gjiknuri: Si film triller! Na del që kryeministri ynë qenka korruptuesi më i madh i botës, qesharake

10:44 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama,




Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se Rama nuk është fajtor se zyrtari ka fshehur takimet dhe pagesat që ka marrë nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Sakaq shtoi se problemi qëndron se si zyrtari i lartë ka zbatuar detyrën dhe jo fakti se Rama ka takuar zyrtarin e lartë.

“Problemi ka të bëjë me sa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar shumë i lartë amerikan dhe s’ka lidhje me kontaktet episodet që ka me qytetarë shqiptarë. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin shqiptar që paska takuar një zyrtar të lartë të FBI ku çdo zyrtar i lartë do e takonte kur të të vinte të kërkonte kontakt. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën se është cenuar autoriteti i një organi shumë të lartë s’ka lidhje me Shqipërinë. Mos i bëjmë historitë qesharake si i bën Berisha, që një person na lëvizka gjithë zinxhirin e lidhjeve të çështjes Muzin. Këto janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishës ekzistojnë. Na dilka që kryeministri shqiptar na qenka korruptuesi më i madh i botës, histori qesharake” ,tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.