AKTUALITET

Bushati bën deklaratën e fortë: Ish-zyrtari i FBI-së që u arrestua për korrupsion, mund të jetë paguar nga Rama për të ndikuar në shpalljen ‘Non Grata’ të Berishës

09:55 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në Euronews Albania, analisti i njohur Andi Bushati tha se arrestimi i ish-zyrtari të FBI pasi është paguar ose kanë lobuar pranë tij njerëz që donin t’i zbuteshin sanksionet amerikane, tregon se ai ka qenë pjesë e mekanizmit non grata.




Po ashtu Bushati, nuk e përjashtoi mundësinë që ish-zyrtari i FBI të jetë paguar nga kryeministri Edi Rama që të ndikojë në shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kur ky njeri paska në dorë të zbusë sanksione, merrka para për të zgjidhur çështje, pse mos të mendojmë edhe të kundërtën; siç mund të zbardhë edhe të nxijë dikë në këmbim të parave. Paratë i ka marrë nga Tirana, ndoshta i ka marrë paratë për të shpallur non grata Vangjush Dakon, Tom Doshin apo  Sali Berishën. Kush i intereson Ramës të shpallet non grata? 225 mijë dollarë janë zbuluar, ne s’e dimë sa ka marrë, mund të ketë marrë edhe 2 mln euro”, tha Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.