Kronikë

Falsifikoi vendimin gjyqësor për t’i dhënë fund martesës, Gjykata e Lezhës dënon me burg qytetarin

10:17 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg një person i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Shtetasi me iniciale A.M u gjet fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentesh”, ndërsa çështja penale është hetuar nga prokurori Sabri Kastrati. Referuar dosjes hetimore, vendimi i falsifikuar ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e saj, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.




Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe zgjidhjen e martesës. Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj.

Në funksion të këtij hetimi në shtator të vitit 2020, prokuroria urdhëroi policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterat e gjyqtarëve dhe sekretareve por dhe printerat, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse vendimi gjyqësor i falsifikuar është përpiluar në kompjuterat e gjykatës së Lezhës, por nuk rezultoi diçka e tillë. Ndërkohë përmes avokatit, vetë i pandehuri ka mohuar në vazhdimësi akuzen e ngritur ndaj tij, ndërsa ka paralajmëruar ankimin të vendimit që e dënon me burg në Gjykatën e Apelit në Shkodër./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.