Kryesore

Firmosi koalicionin me partinë PBDNJ/ Berisha: Do i japim goditje fatale sistemit monist të Ramës, bashkitë do t’u kthehen qytetarëve

11:35 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha në ceremoninë e ceremoninë e firmosjen së koalicionit me Partinë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut tha se përmes këtij hapi synohet që në zgjedhjet e 14 majit t’i jepet goditje qeverisë.




Berisha theksoi se së bashku me kreu e partisë PBDNJ, Vangjel Dule kërkohet që forcat opozitare t’i japin goditje fatale sistemit monist dhe bashkitë t’u kthehen qytetarëve.

“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të partisë me të cilën ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizimit, të vendosur nga regjimi më të korruptuar, nga Edi Rama. Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë. Në këtë kontekst ne së bashku me partinë bashkojmë forcën me bindjen se në 14 maj do i japim një goditje fatale sistemit monist, por dhe t’u kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpi të përbashkëta, që të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësi dhe gatishmëri për të funksionuar si shërbëtor ndaj qytetarëve. Të përdoret në mënyrë transparente të gjithë burimet të bashkisë, potencialet e mëdha në interesin më të mirë të qytetarëve”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.