Kronikë

FOTO+EMRI/ U prishën për pazaret e drogë, arrestohet shqiptari që vrau “Amerikanin” në Greqi

11:07 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim për vrasjen e një shtetasi grek në Kalamata. 38-vjeçari Izbi Çaushi, me precedentë të mëparshëm penale u arrestua në zonën e Akrogialit në Greqi, ndërsa rezulton me precedente të mëparshme penale.




Çaushi akuzohet se në 20 janar në Kalamata ka vrarë me armë zjarri një grekun e njohur me pseudonimet “Amerikani” dhe “Gus”, i përfshirë më parë në çështje drogë. Çaushi u kap në një banesë që e kishte marrë me qira ne emër të një bullgari, i cili u arrestua. Ndërkohë, në brenda në banesë janë gjetur lende narkotike. Banesa rezulton ne pronësi të vjehrrit të një greku 50 vjeç, i cili u arrestua disa ditë më parë në lidhje me ngjarjen, pasi përkrahu autorët e krimit.

Për vrasjen e grekut “Gus” ndodhet i arrestuar edhe 22-vjeçari shqiptar Aleksander Koto, i cili ka gjithashtu shtetësi greke. Izbi Çaushi rezulton te jete arrestuar edhe me pare nga policia greke, konkretisht ne shkurt 2020 ne Nea Smyrni, Athine me 1 kg 950 gram kokaine.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.