AKTUALITET

“Garda u urdhërua nga lart”, PS depoziton padinë në SPAK për ’21 Janarin’: Drejtësia e re është treguar e pafuqishme

10:25 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste do të dorëzojë sot në SPAK padinë penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, ku u vranë katër protestues në bulevard.




Në një dalje për mediat nga selia rozë, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaroi se dialogjet e reja të bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart.

“PS do të depozitojë sot në SPAK padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin. Dialogjet e bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart. E kemi drejtuar gishtin te Sali Berisha menjëherë pas ngjarjeve tragjike.

Nuk besoj se ka pasur qytetarët që nuk e kanë kuptuar që porositësit ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha, Drejtësia e kohës zgjodhi të mos e shikonte. Edhe drejtësia e re është treguar e pafuqishme. Prova e re e bërë publike përmban të dhëna mbi fakte të reja që nuk i janë nënshkruar hetimeve të mëparshme. Janë dhënë urdhra për të shtënë me armë zjarri ndaj personave të pafajshëm. Përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar.

Ndërhyrja e tij është bërë me porosi për të dhënë urdhrin e Sali Berishës. Nga deklarimet e bëra publike, krijohet bindja se Berisha ka qenë nën drejtimin e gardës përmes komunikimit me Bashën dhe Prendin. Nuk kemi të bëjmë me vrasje nga pakujdesia”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.