BLUETOOTH

‘A janë paratë më të rëndësishme që nuk je me fëmijën tënd’/ Pas ndarjes me reperin, Loredana i dedikon këngën e re vajzës, ironizon Mozzikun (FOTO)

09:53 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Loredana Zefi ka paralajmëruar këngën e saj më të re, ku pritet të jetë një dedikim për vajzën e saj Hana.




Përmes një postimi në rrjetin ‘Tik Tok’, reperja ka shpërndarë një pjesë të këngës, ku shkruan  “A janë paratë më të rëndësishme që nuk je me fëmijën tënd?” Pjesë të cilën, Loredana e ka shkruar edhe në mbishkrimin e videos.

Pas postimit të Loredanës, fansat kanë filluar të hedhin dyshime se kënga e re do të jetë një ‘thumb i hapur’ për ish-partnerin e saj, Mozzik pas ndarjes së tyre ku ende nuk dihet motivi pse raporti i tyre mori fund.

Kujtojmë se vetëm para pak kohës, vetë Mozzik ka publikuar këngën dedikuar Hanës, me titullin ‘Të Dua’, ku shprehet  “Hanë, edhe pak e di ki mem pyt pse me mamin na u ndam/Ka me kan ma mir une sen mos me than/ Se po tkallxova osht teper e ran”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.