AKTUALITET

Kërkojnë dëmshpërblim të banesave me vlerën e tregut/ Banorët e Bërxullës protestë para Kryeministrisë: Po luhet lojë e pisët, nuk negocion asnjë me ne

10:55 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Bërxullës kanë dalë për herë të dytë në protestë para Kryeministrisë pasi kërkojnë që banesat që preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.




 

Një nga banorët deklaroi për ‘Panorama TV’ se asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk ka pranuar të negociojë me ta, por kanë zhvilluar vetëm një takim me drejtorin e Policisë ku i kanë paraqitur dokumentet që zotërojnë për banesat që preken nga ndërtimi i rrugës.

Gjithashtu, banori deklaroi se firma ka nisur punën ndonëse çmimi i banesës nuk është përcaktuar akoma, duke e cilësuar si veprim të paligjshëm.

“Ne protestojmë pasi është disa e 115 e protestës që nga dita e parë shteti nuk është angazhuar për të negociuar me ne sepse na preken pronat dhe banesë në zonën ku do zhvillohet autostrada Thumanë-Kashar. Shteti neglizhon negociatat me ne sepse këtu luhet një lojë e pistë sepse një çmim që ka dalë sipas të cilit çmimi do të jetë 448 lekë të vjetra për metër ndërsa çmimi i banesës nuk ka dalë akoma kur ligji e parashikon që duhet dalë dhe i pronës dhe i banesave ndërsa firma ka filluar punën dhe ne pasi pamë paligjshmërinë filluam protestat. Kontaktin e  parë e kemi pasur me kryetarin e bashkisë kur na ka thënë se nuk është në dijeni të projektit dhe erdhi një përfaqësues i ARRSH që na shpjegoi por duhet të dali çmimi për banesat. Jemi 4 muaj në protestë dhe çmimi nuk na ka dalë akoma sipas ligjit. Hera e dytë që vijmë para Kryeministrisë dhe këtu nuk negocion asnjë me ne para dy ditësh disa banorë arritën deri në vetëflijim, sot ne me projektin e parë preken mbi 30 hektarë tokë dhe 42 banesa por mund të preken dhe 50 të tjera por me negociata banorët i bindëm të mos vetëflijoheshin. Para dy ditësh takuam drejtorin e policisë dhe ia vura dokumentet në dispozicion”, tha banori.

Gjithashtu, banori shtoi se ata kërkojnë vlerën e pronës sipas çmimit të tregut, certifikimin e banesës dhe pronës, si dhe zbatimin e ligjit.

“Sot dolëm në protestë për t’i bërë thirrje kryeministrit që duhet të ndryshojë VKM dhe ligji e përcakton qartë si e ka bërë në 2005 kur u dëmshpërblye Rinas-Qafë Kashar, por ky shtet e përdor ligjin. Unë ia vura në dispozicion drejtorit të policisë, unë e kam marrë për bazë këtë çmim dhe po themi prona të vlerësohet si duhet jo sipas çmimit të referencës është hera e fundit që paraqitem këtu ose të zbatojnë ligjin dhe jo t’i interpretojnë sipas interesave të veta, ne kërkojmë vlerën e pronës sipas çmimit të tregut, certifikimi i banesës dhe pronës dhe si do zhvillohet projekti i rrugës i cili ende sot nuk është publik akoma ndonëse firma ka nis punimet”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.