LAJMI I FUNDIT

Koalicioni me PD/ Dule: Marrëveshja garanton fitore në zgjedhjet e 14 majit, vijmë me programe konkrete për bashkitë

11:44 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike dhe ajo për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut kanë firmosur ditën e sotme marrëveshjen e koalicionit, vetëm pak muaj para 14 majit.




Në një konferencë për shtyp, kreu i partisë PBDNJ Vangjel Dule tha se marrëveshja ka ardhur në një moment kritik për vendin, ku demokracia dhe të drejtat e njeriut janë në intubim.

Sakaq shtoi se kjo marrëveshje garanton fitore në zgjedhjet locale dhe do jetë një pikë kthese qytetarët.

“Ne me këtë marrëveshje e nënshkruajmë kur demokracia, të drejtat dhe liritë janë në intubim. Rruga është e gjatë, e vështirë por garanton fitore. Synojmë që komunitetet locale t’u sjellim kandidaturat më të denja që do punojnë për ta. Primaret janë një risi që do shënojë aktivitetin e çdo partie, do sjellim programe konkrete për çdo komunitet që t’u japin zgjidhje halleve locale. Me të gjithë politikanët dhe aktivistë që kërkojnë demokraci do të sjellim më 14 maj mesazhin se ata mund të ndryshojnë fatin e tyre, të jetës. Ne jemi të qartë në vizion ndaj dhe besojmë se do arrijmë të motivojmë për 14 majin, që të jetë përparësi”, tha Dule.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.